Visar Kastrati gjyqtar kryesor në dy ndeshje kualifikuese për Evropianin U17

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në garat evropiane.

Pasi muajin e kaluar ishte i deleguar në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, Gent – Shamrock Rovers, Visar Kastrati si gjyqtar kryesor dhe Edmond Zeqiri, si gjyqtar anësor, do ta ndajnë drejtësinë në turneun kualifikues për Euro 2023 për kombëtaret e grupmoshave 17-vjeç, që zhvillohet në Maltë.

Në këtë turne krahas Maltës marrin pjesë edhe Republika Çeke, Skocia dhe Irlanda e Veriut.

Gjyqtari Kastrati dhe asistenti Zeiqiri do të gjykojnë ndeshjen Republika Çeke – Malta, e cila zhvillohet më 22 tetor dhe ndeshjen Malta – Iralnda Veriore, e cila zhvillohet më 25 tetor.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Maltës dhe Skocisë, e cila zhvillohet më 19 tetor gjyqtari Kastrati do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, dhe Zeqiri në rolin e asistentit së bashku me dyshen e gjyqtarëve nga Greqia.

Sfida “jetike” me Ballkanin, tifozët e Slavia Prahës rezervojnë aeroplanin për në Prishtinë

Skuadra shqiptare bëhet me stadium të ri (Video)