Visar Berisha i’a falë rrogën Ballkanit (FOTO)

Visar Berisha njihet si njëri prej mbrojtsëve më kualitativ nga paslufta që ka luajtur në Kosovë dhe ka dy vite që luan për Ballkanin pa pagesë, pasi dëshiron ta ndihmojë klubin e zemrës.

Ai fal paraqitjeve të tija të jashtëzakonshme kishte arritur të nënshkruaj për skuadrën zvicrane Winterthur duka ia parë hajrin edhe Prishtina në atë kohë.

Berisha tash e disa vite është kthyer në Kosovë dhe lëndimet nuk e kanë lejuar që të kap kulmin, shkruan Gazetaolle.com.

Skuadra e Ballkanit ka treguar se është transparente me fondet duke treguar edhe sa janë paguar lojtarët me të ardhurat nga sponzorët, ndërsa pjesë e kësaj skuadre është edhe Visar Berisha për të dytin vit radhazi.

Nga një foto e publikuat nga KF Ballkani shihet se paga që e ka marrë ish mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Berisha është 65 euro.

Sipas burimeve tona Berisha nuk luan për para në skuadër e Ballkanit, por për ta ndihmuar atë dhe parat e fituara nga ai shkojnë si donacion për klubin, që i bie se ai luan pa para për klubin e zemrës.

Berisha është kthyer në formë në sezonin e fundit dhe mund të jetë një përforcim i madh për skuadra e Superligës.

visar berisha