Visar Bekaj: Më duhet ende të punoj që të jem titullar te Kosova

Pas trajnerit Shehi, për mikrofonin e SuperSportit, për ndeshjen me Laçin foli edhe portieri i Tiranës Visar Bekaj, i cili kujtoi se Tirana i ka dominuar kundërshtarët, por është ndëshkuar në ato pak raste që kanë krijuar ekipet rivale.

Ai ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës ku është ftuar për ndeshjet e tetorit por thotë se i duhet ende kohë për të qenë titullar.

“Kemi bërë ndeshje të mira, kemi krijuar shumë raste kemi pësuar vetën nga një rast të kundërshtarit. Mendoj se do të bëjmë shumë më mirë në ndeshjet e ardhshme.”

Me Laçin, si finale: “Laçi është një ekip i qëndrueshëm, ka nivelin e vet. I qasemi çdo ndeshjeje sikur të jetë finale. Laçi është skuadër e mirë, por ne duam të fitojmë.”

Tirana veç për titull: “Jemi nisur për kampion, çdo pozitë tjetër do të thotë se nuk e kemi arritur objektivat.”

Roli në përfaqësuese: “Kam detyrë të punoj shumë dhe të arrij vendin e titullarit edhe në përfaqësuese”. 

/Gazeta Olle/

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U21

Nuhiu para derbit me Prishtinën: Djemtë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të zhvilluar një ndeshje të madhe