Vinicius Jr nderohet në Paris: Do të luftoj unë kundër racizmit

Ka një çmim edhe për Vinicius Junior në ceremoninë e Topit të Artë që po zhvillohet në Paris. Lojtari i Real Madrid u nderua me çmimin “Sokrates”, një çmim që i jepet brazilianit për veprat jashtë fushe.

Vinicius ka financuar hapjen e një instituti në Rio De Janeiro me synimin për të ndihmuar bashkëkombasit e tij, sidomos të rinjtë. Ky çmim është një mirënënjohje e madhe për Vinicius për atë që bën jashtë fushës së lojës teksa tashmë institucioni i brazilianit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje edhe nga sponsorët.

“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, që mund të ndihmoj fëmijët. Është gjithashtu një ëndërr e veçantë të jesh i rrethuar nga kaq shumë lojtarë të mëdhenj”.

Racizmi? “Unë do të vazhdoj fuqishëm luftën, është një gjë shumë e trishtueshme të flasim për racizëm sot, por ne duhet të vazhdojmë në luftë në mënyrë që njerëzit të vuajnë gjithnjë e më pak”, tha Vinicius pasi mori çmimin “Sokrates”.

“Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë të ri shkon për Jude Bellingham

Haaland shpallet sulmuesi i vitit