Viktoria Plzen – Ballkani, caktohen gjyqtarët e ndeshjes

Kampioni aktual të Kosovës Ballkani, do të luajë në udhëtim ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen me 21 shtator me fillim nga ora 21:00.

UEFA ka deleguar tashmë edhe gjyqtarët për këtë përballje, të cilët janë nga Polonia.

Damian Sylwestrzak do të jetë gjyqtari kryesor bashkë me asistentët e tij Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz ndërsa Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Pawel Malec, bashkë me asistentin e tij, Tomasz Musial.

/Gazeta OLLE/

 

KE mbanë mbledhjen e radhës, është folur edhe për rezultatet e Kosovës

Kosova do të organizojë forumin ndërkombëtar për Platformën Sportive Evropiane