Liga e Parë po shkon drejt pushimit dimëror, në vikend luhen ndeshjet e javës së 13-të, e cila do të jetë edhe e fundit për gjysëm-stinorin vjeshtor.
“Hallakamë totale” mund të cilësohen tabelat momentale në dy grupet e Ligës së Parë, shkruan Gazeta Olle.
Në Grupin A, skuadra lidere i ikën vetëm dy pikë pozitës së katërt ndërsa në Grupin B situata është akoma më e komplikuar, me liderët e Vitisë që janë vetëm një pikë para pozitës së katërt në tabelë.
Deri më tani në këtë nivel të futbollit kosovar ka pasur shumë ndeshje interesante, rikthime në rezultat dhe befasi, e takime të zjarrta premton edhe vikendi i fundit i stinorit vjeshtor.
Ndeshjet e plota të javës së fundit në Ligën e Parë:
(Grupi A)
Trepça – Liria,
Vëllaznimi – Vushtrria,
Drenasi – Istogu,
Onix – Dukagjini,
Malisheva – A & N
(Grupi B)
Ulpiana – Kika,
Ferizaj – Vllaznia,
Vitia – 2 Korriku,
Dardana – Ramiz Sadiku,
KEK-u – Flamurtari
Orari i ndeshjeve do të publikohet ditëve në vijim nga FFK./GazetaOlle/