Vijon “lufta” me klubin, dy lojtarët e skuadrës shqiptare bojkotojnë stërvitjen

Saliu Sembene dhe Maget Gueje vijojnë të këmbëngulin me sa munden për largimin nga Partizani.

Mesfushori është aktivizuar herë pas here dhe trajneri e pëlqen profilin e tij, por sërish 19-vjeçari kërkon largimin nga “demat”.

Nga ana tjetër Sembene është jashtë planeve të trajnerit dhe vjet më shumë qëndroi në ekipin U-21.

Mbrojtësi e ka të qartë se edhe në sezonin e ri pritet të ketë të njëjtin fat dhe prej javësh u kërkon drejtuesve vazhdimisht largimin.

Palët kanë pasur një takim së bashku, por as pas tij zgjidhja nuk ka ardhur.

Si pasojë, Maget dhe Sembene kanë vendosur të mos paraqiten dje në stërvitje.

Kjo pritet të ndodhë deri në momentin kur drejtuesit të pranojnë t’i firmosin largimin.

Dy të rinjtë kanë kontratë me Partizanin deri në verën e vitit 2025. Ata iu bashkuan të kuqve në verën e shkuar./ps/

5 klubet e Serisë A me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, ja kush e kryeson listën

Drita dhe Ballkani mësojnë gjyqtarët që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit në Prishtinë