Vietto tregon ëndrrën e tij

Sulmuesi i Villarealit, Luciano Vietto ka thënë se ëndërron që të luajë përkrahë superyllit të Barcelonës, Lionel Messit.

Vietto e ka pranuar se nëse ai luan përkrahë Messit te Barcelona, atëherë një gjë e tillë do të ishte një ëndërr e bërë realitet.

“Çdokush ëndërron që të luajë përkrahë Messit. Për mua, do të ishte një ëndërr e bërë realitet, natyrisht”, tha Messi.

“Sidoqoftë, spekulimet për transferimin tim është një hap i mirë për mua edhe pse për momentin jam i koncentruar te Villareali”, përfundoi Vietto.