Vidhen rrogat e lojtarëve, nuk duan të luajnë

Ferizaj është në krizë të thellë dhe durimit të lojtarëve u ka ardhur fundi. Ata dyshojnë se janë vjedhur rrogat e tyre, pasi që Komuna i ka dhënë 2.500 euro ndërsa njëri nga donatorët 4 000 euro.

“Sot ishim në stërvitje për të marrë një pagë që na është premtuar. Ata nuk na i dhanë parat dhe ne nuk do të luajmë më.  Ndeshjet e ardhshme le t’i vazhdojnë me juniorë”, thonë disa lojtarë njëzëri, për Gazetaolle.com.

 “Deri tani kemi qëndruar për trajnerin. As ata (trajnerët) nuk janë paguar qe pesë muaj. Lojtarët janë futur në borxhe për të ardhur në stërvitje dhe në lojëm, prandaj nuk munden më të vazhdojnë me këtë gjendje. Fajtor për këtë gjendje janë Ilaz Mjaku dhe Naim Sojeva”, thonë lojtarët.

Gazeta është duke provuar në dy ditët e fundit që ta telefonoj sekretarin e klubit Ilaz Mjakun, por ky i fundit nuk është duke u përgjigjur në thirrjet tona. (Gazeta Olle)