Videoja zyrtare e Kampionatit Evropan të Xhudos që do të mbahet në Prishtinë (VIDEO)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë videon promovuese zyrtare të Kampionatit të Hapur Evropian “European Judo Championships Open Prishtina 2023”.

Ky kampionat do të nisë  më 16 dhjetor dhe do të marrin pjesë deri në 50 shtete me mbi 100 xhudistë.

“Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë”.

“Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nga Kosova Judo Federation, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bëri të ditur se hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Xhaka e Leverkuseni synojnë të mbeten të pamposhtur

Shtyhet ndeshja e Superligës së Kosovës, shkak gjendja e rënduar e stadiumit pas borës