Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës.
Tre futbollistët e Kosovës kanë qëndruar në klub nate dhe Gazeta Olle ka siguruar videot ekskluzive.
Aty shihet Aroo Muric së bashku me Zhegrovën dhe Muslijën të cilët kanë kapela në kokë.
Është një gabim nga tre futbollistët të cilët janë shumë të rëndësishëm për Kosovën, por shpresojmë që të mësojnë nga ky gabim dhe mos të përsëritet edhe në të ardhmen.
Video e daljes së Zhegrovës, Muric e Muslijës është në natën e shtunë, një ditë pas debaklit të Kosovës nga Rumania 0-3.
Kujtojmë që Zhegrova dhe Muric edhe në të kaluarën janë përjashtuar për shkaku që kanë thyer rregulloren disiplinore. /Gazeta Olle/