Video emocionuese, vëllai i Klaus Gjasulës shpërthen në lot në tribuna pas golit të barazimit

Shqipëria ka marrë një barazim me shumë vlera ndaj Kroacisë në minutën e 95-të me rezultat 2-2.

Klaus Gjasula u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, duke u bërë fillimisht fytyra tragjike e Shqipërisë pasi realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë kroatëve 2-1.

Megjithatë mesfushori shqiptar është bërë hero i popullit shqiptar duke i siguruar një pikë kuqezinjve me golin e shënuar në minutën e 95-të.

Një top i dërguar në zonë nga Arbër Hoxha bëri që të shkonte te Klaus Gjasula i cili realizoi për 2-2.

E goli i shënuar nga Klaus Gjasula ka emocionuar tej mase vëllanë e tij, Jurgen Gjasulën.

38-vjeçari i cili ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë dhe kryesisht klubet gjermane si Magdeburg, Cottubs, Viktoria Berlin, Greuther Furth, Duisburg, Kaiserslautern e Freiburg është parë shumë i emocionuar në tribuna.

Jurgeni ka shpërthyer në lot derisa video e tij është bërë virale në rrjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jurgen Gjasula (@gjizzii_10)

“Ngjarjet e mëdha janë krijuar për mua”, Xherdan Shaqiri flet pas golit spektakolar dhe rekordit të thyer

Manaj: Jemi të kënaqur me ecurinë, ndaj Spanjës për të shkruar historinë