Video e golit të parë të Vedat Muriqit me fanellën e Lazios

Goli që e pritnim të gjithë më në fund erdhi.

Vedat Muriqi ia ka bërë sefte me fanellën e Lazios, raporton Gazeta Olle.

Gjiganti kosovar realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes kundër Parmës në Kupën e Italisë.

Sulmuesi realizoi me kokë pas harkimit të Acerbit, ani pse edhe portieri Simone Colombi ndikoi që topi të shkoi në rrjetë, megjithatë goditja e kosovarit ishte në trajektore dhe goli është i tij.

Goli i Muriqit nuk lejoi që ndeshja të shkoj në vazhdime dhe kualifikoi tutje Lazion.