Vidal: Të festojmë dhe më pas të mendojmë për Rusinë

Arturo Vidal i ka bërë thirrje gjithë popullit të Kilit të dalë dhe të festojë titullin e parë të kësaj Kombëtareje. Ata mposhtën Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, pas gjuajtjeve nga penaltia.

“Popullit të Kilit i është dashur kjo. Tani ne duhet të festojmë, pasi Kili kurrë nuk ka fituar ndonjë trofe. Dhe pas festës ne do të mendojmë për t’u paraqitur sa më mirë për Kupën e Botës në Rusi”, deklaroi Vidal.

Ai triumfin ia dedikoi njerëzve të Kilit, familjes së tij dhe shokëve. (Gazeta Olle)