Vidal te Arsenali?

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Arturo Vidalit.

28-vjeçari momentalisht është në Kili duke luajtur në Kupën e Amerikës, ku të martën kombëtarja e tij luan kundër Perusë në gjysmëfinale.

Ai ka kaluar katër sezonet e fundit te “Zonja e Vjetër” duke ndihmuar skuadrën nga Torino për të fituar katër tituj rresht në Serie A.

Performanca e tij kanë zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane dhe, sipas “La Stampa”, Arsenali ka arritur marrëveshje me Juventusin për shërbimet e kilianit.

Besohet se Vidali do t’i kushtojë Arsenalit 21 milionë funte dhe se transferimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme, pas përfundimit të Kupës së Amerikës.

Vidal te Arsenali mund t’i bashkohet bashkëkombësit Alexis Sanchez.