Vidal puth logon e Juventus, më pas iu shënon gol

Interi po avanson 1-0 në Derby d’Italia.

Vidal ka realizuar golin e vetëm për Interin deri më tani, raporton Gazeta Olle.

Juventus ishte ajo që realizoi e para, por goli i Ronaldos u ndal për pozitë jashtë loje.

Kileani, Arturo Vidal realizoi pak minuta më pas për avantazhin që “neroazurët” po e mbajnë ende.

Në fillim të takimit ai çmendi interistët pasi vendosi ta puthë logon e Juventus. /GazetaOlle/