Vidal nënshkruan javën e ardhshme për Real Madridin?

Një lajm bombastik që vjen nga “La Tercera”, bënë të ditur që mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, do të nënshkruajë me skuadrën e re pas përfundimit të Kupës së Amerikës.

Sipas këtyre informacioneve, Vidal ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe zyrtarizimi i transferimit do të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Gjithsesi, Vidal momentalisht është i fokusuar te Kili, pasi që me përfaqësuesen e tij do ta zhvillojë finalen e madhe kundër Argjentinës. /Olle