Vidal me akuzë të rëndë për Barcelonën, problem që ndodhë shpesh me skuadrat kosovare

Kiliani është duke menduar që të merr masa ligjore pasi që klubi nuk i ka dhënë atij ende bonuset e sezonit të kaluar.

Arturo Vidal e ka akuzuar Barcelonën për sjellje “jofer” pasi që ai pretendon se klubi ia ka borxh 2.4 milionë euro bonuse të papaguara.

Sipas gazetës spanjolle ABC, Vidal ka bërë një ankesë kundër klubit të tij në La Liga dhe në Federtën e Futbollit të Spanjës.

Besohet se kilianit i janë paguar vetëm 1.7 milion euro nga 4.1 sa ia ka premtuar klubi.

Vidal besohet se gjatë janarit do të rikthehet në Serie A dhe ndihet tepër keq që klubi nuk i ka paguar bonuset dhe bashkë me përfaqësuesit ligjor të marrë masa.

“Nuk do të merrem me këtë-për këtë arsye kam agjentin tim, avokatin tim, të cilët merren më shpërblimet dhe gjërat tjera”, ka thënë Vidal për radio stacionin kilian, ADN.

“Për mua është jo fer nëse paratë nuk janë aty, por ky është një problem i jashtëm nga ajo që ne përballemi vazhdimisht sot”.