Vidal e godet Mbappen për deklaratën e tij: Mëso nga latinët, ata që e shpikën futbollin

Mesfushori kilian, i cili ka luajtur me klube si Barcelona, Bayern Munchen, Inter dhe Juventus – prej korrikut pjesë e brazilianëve të Flamengos – ka festuar triumfin e Leo Messit me shokë, ndërkohë që i shkruan 24-vjeçarit të PSG-së:

Hey Kylian. Si ishte ajo historia e futbollit të prapambetur? Mëso nga latinët, ata të cilën shpikën futbollin”, shkruan 35-vjeçari pas fitores së Argjentinës ndaj Francës falë pikës së penalltive në një finale të mrekullueshme Botërori.

Kupa u rikthye në Buenos Aires pas 36 vitesh dhe në Amerikën e Jugut pas 20 vitesh. Brazili triumfonte në Japoni&Kore 2022, festa e fundit e një skuadre jo europiane deri pasditen e 18 dhjetorit.

Futbollistët argjentinas me këngë fantastike: Vuajtëm tetë vite, por babai na fitoi Kupën e Botës – Diego tani prehu në paqe

Sulmuesi argjentinas i entuziazmuar pas triumfit në Kupën e Botës: Do ta bëj Messin tatuazh