Vëzhguesi ndryshon golashënuesit në përballjen Besa – Drenica (FOTO)

Në ndeshjen Besa – Drenica u shënuan hiq më pak se pesë gola, ndërsa skuadra pejane fitoi 3:2.

Golat për Besën i shënuan Fatih Karahoda, Mark Milicaj dhe Fetim Kasapi.

Për Drenicën golat i shënuan Kastriot Mehmeti dhe Hysen Tahiri.

Por në prorokolin përfundimtar, atë që shkon në FFK shënuesit e Drenicës janë huqur plotësisht nga vëzhguesi i ndeshjes Flamur Bytyqi, transmeton Gazetaolle.com.

Sipas tij golat për Drenicën i kanë shënuar Azem Bejta dhe Qëndrim Sejdiu.

Ky i fundit ka mundur ta shënoj golin vetëm nga bankina pasi që ishte zëvendësuar minuta më parë nga trajneri Lushtaku.

Vëzhguesit duhet të kenë kujdes në këso raste pasi në përfundim të kampionatit mund të na dal ndonjë shënues që nuk është më i miri. Edhe sulmuesit shpesh ankohen në listën e realizatorëve që e dërgon FFK-ja.

besa - drenica