Vetëm pesë muaj në krye të klubit, Ismet Munishi jep dorëheqje pas rezultateve të dobëta te Ferizaj

Ferizaj është një nga skuadrat më të organizuara në gjithë futbollin kosovar dhe jo vetëm në Ligën e Parë.

Megjithatë klubi bardhekaltër përkundër organizimit fantastik, kushteve të punës shumë të mira dhe një skuadre të fortë, ka dëshpëruar në këtë fillim sezoni në Ligën e Parë.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, ferizajasit zënë vendin e katërt në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se lideri Ulpiana që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo ka bërë që trajneri i deritanishëm i tyre, Ismet Munishi të jap dorëheqje pas humbjes 2-1 nga Vjosa e Shtimës të premten.

Gazeta Olle mëson se Munishi ka ofruar dorëheqjen e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Aventura e trajnerit prishtinas në krye të skuadrës zgjati vetëm pesë muaj, ku ai mori katër fitore, dy barazime dhe tre disfata.

Ferizaj tani do të nis negociatat me disa trajnerë, derisa klubi duhet të reagoj shpejt për tu rikthyer në Superligë pasi është mëkat që një klub kaq i madh dhe me një organizim fantastik të bëj gara në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/

FFK organizon kursin e parë bazik për trajnerët e futsallit

Feronikeli ’74 pret Prishtinën, formacionet zyrtare