Superliga e Kosovës nis pas një jave, me skuadrat që kanë bërë përgatitjet e fundit.
Feronikeli ‘74, është skuadër e cila nuk ka njoftuar asgjë, dhe janë larguar shumë lojtarë kyç nga Drenasi, shkruan Gazeta OLLE.
Rexhep Rexhepi i mbushur dikur me yje, tash po mposhtet nga skuadra të cilat bëjnë pjesë në Ligën e Parë.
Fillimisht Drenica e mposhti me rezultatin 0-3, ndërsa sot Vushtrria i shkaktoj disfatën e rradhës me rezultatin 0-1.
Mbetet të shihet se deri në fund të merkatos, çfarë do bëjnë ‘Tigrat e Zi’.