Vetëm katër portierë kanë shënuar gola në Ligën e Kampionëve, por njëri nga ta realizoi në tre raste dhe ndaj të njëjtit kundërshtar

Ivan Provedel ka shënuar një gol shumë të bukur me kokë në sekondën e fundit në sfidën Lazio – Atletico Madrid (1:1).

Italiani është bërë vetëm portieri i katërt që ka realizuar gol në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Secili futbollistë ka ëndërr të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të shënoj gol, derisa Provedel e bëri këtë gjë në ndeshjen e tij të parë në ‘Champions’.

Por para italianit vetëm tre portierë e kishin arritur këtë sukses, duke shënuar në Ligën e Kampionëve.

I pari ishte portieri gjerman Hans-Jorg Butt, që kishte realizuar në vitin 2000 në sfidën mes Hamburgut dhe Juventusit që përfundoi 3-3.

Në fakt portieri gjerman ka shënuar tre gola me tre skuadra të ndryshme gjermane dhe që të tre ndaj Juventusit.

Në vitin 2002, Hans-Jorg Butt shënoi nga penalltia si futbollist i Bayer Leverkusen në fitoren 3-1 ndaj Juventusit. But shënoi sërish ndaj Zonjës së Vjetër, por kësaj radhe si futbollist i Bayernit nga penalltia në vitin 2009 në fitoren e bavarezëve 1-4.

Në vitin 2009 gol kishte shënuar dhe portieri turk Sinan Bolat me fanellën e Standard Liege në barazimin 1-1 ndaj AZ Alkmaar.

E një vit më vonë gol shënoi edhe portieri nigerian Vincent Enyeama sa ishte pjesë e Hapoel Tel-Aviv në humbjen 1-3 nga Lyoni.

Përballja përballë klubit të zemrës në Ligën e Kampionëve, si u paraqit Arbnor Muja ndaj Barcelonës

UEFA dënon sot Federatën rumune pas incidenteve kundër Kosovës