Vetëm katër klube nga Superliga marrin pjesë në takimin e thirrur nga Tahir Batatina

Është mbajtur edhe sot takimi mes klubeve të futbollit kosovar, duke kërkuar licencimin e FFK-së.

Por nga 27 klubet pjesëmarrëse, vetëm katër nga Superliga e Kosovës i janë përgjigjur ftesës së Tahir Batatinës.

Llapi, Ballkani, Dukagjini dhe Ferizaj ishin katër skuadrat pjesëmarrëse në takimin e thirrur nga Batatina.

Kujtojmë që kanë mbetur vetëm edhe dy dytë deri në afatin e fundit kur FFK mund të licencohet nga komisioni vlerësues i MKRS-së.

Përfaqësuesit e klubeve janë Avni Haxhiu (Trepça), Tahir Batatina (Llapi) dhe Shaban Baholli (2 Korriku), tani janë në objektin e MKRS-së ku po kërkojnë takim me komisionin për licencim që të diskutojnë rreth licencimit të FFK-së.

 

“Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në

Një tjetër skuadër italiane futet në garë për Ermal Krasniqin