Vetëm fjalë të mira për Shaqirin

Gianluca Di Marzio ne studiot e Sky Sport 24 ka folur per blerjet e fundit te Interit.

Gazetari Italian ka folur ne vecanti dhe eshte ndalur tek Shaqiri dhe Brozovic, dy lojtare qe direkt e kane treguar vleren e tyre qe prej ardhjes se tij tek Interi.

“Shaqiri ka pasur 17 raste per gol ne kampionat. Bente pjese tek pankina e Bayern, dhe cdo here qe eshte futur eshte treguar i rrezikshem. Eshte nje lojtar i madh, do te habitesha nese nuk do te ishte deciziv qe ne fillim. E nisi ne nje pozicion jo te tijin, si lojtar krahu, me pas ka filluar te luaje si trekuartist dhe ka treguar se di te beje mjaft mire edhe aty, ka realizuar assist dhe ka gjetur edhe golin. Interi ka arritur te siguroje nje lojtar te madh jo vetem per te tashmen si edhe per te ardhmen. Edhe Brozovic eshte futur mire ne grup, ka pasur nje impakt mjaft te mire qe ne fillim”. Keto kane qene fjalet e Di Marzios.