Veseli paralajmëron Rilskin

Skuadra e Pejës, të martën do të luaj ndeshjen e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës Ballkanike, përballë Rilski Sport.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bullgari, pejanët arritën fitore me rezultat të ngushtë 63:62.

Basketbollisti i skuadrës së Pejës, Alban Veseli, ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’, duke publikuar një video nga stërvitja e mbajtur një ditë para ndeshjes. Në këtë video Veseli shihet duke ushtruar shutin për tri pikë para ndeshjes me Rilskin.