Veseli: Kam mësuar shumë nga Zeman

Frederik Veseli është një ndër futbollistët që shpresojnë të shkojnë me Shqipërinë në Euro 2016 dhe ndonëse është vetëm 23 vjeç, po fiton shumë eksperiencë me një trajner si Zdenek Xeman te Lugano, në Superligën zvicerane.

Anësori i kombëtares sonë, i lindur në Renenes pranë Lozanës, rrëfehet për televizionin kombëtar zviceran, duke folur edhe për zgjedhjen për të luajtur për Shqipërinë, pas suksesit me Zvicrën U17, me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 2009.

“Lozana është toka ime, ndihem si në shtëpi këtu, kam miq dhe të afërm. Në Kosovë shkoj kur mundem, kam ende të afërm. Kombëtarja e Kosovës? Më kanë telefonuar, por Kosova nuk lejohet ende të luajë ndeshje kualifikuese për kompeticione madhore, ndaj për momentin jam i përqendruar te Lugano, ndërsa Shqipëria është gjithsesi Kombi im, prandaj kur më thirrën pranova menjëherë”.

Pas një eksperience në Angli, ku luajti me të rinjtë e Manchester United, por më pas pati vetëm eksperienca në kategoritë e ulta, Veseli ka gjetur vetveten te Lugano: “Kam luajtur për 3 vite e gjysmë e Manchester City dhe pastaj kalova te të rinjtë e United. Ishte diçka e çuditshme, sepse tifozët u zemëruan pak, pasi nuk i duan kalime të tilla. Ferguson? Vinte rrallë të na shihte, por prania e tij ndihej jashtëzakonisht.

“Me Zdenek Zeman kam humbur 5 kilogramë. Stërvitjet janë të ashpra dhe të gjata, duhet vrapuar shumë. Zeman më ka ndryshuar shumë, më ka bërë të luaj në krah dhe të mësoj të sulmoj, ndaj kam mësuar shumë prej tij”.

Recomm