Vesel Demaku flet pas zgjedhjes së Kosovës

Vesel Demaku që para disa javësh i tha “po” Kosovës, ka folur për zgjedhjen e tij, në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi i tij Altach, që do të përballen me Sturm Graz në xhiron e radhës.

Demaku shprehu shpresën për një rezultat pozitiv dhe foli për angazhimin e tij me Kosovën.

Mesfushori u prezantua si lojtar i ri i Kosovës nga Federata e Futbollit e Kosovës më 28 tetor, duke theksuar se ky vendim ishte personal.

“Janë dy shtete të zemrës. Duhet të punoj fort dhe nëse jam i mirë mjaftueshëm, do të ftohem. Në skuadrën e Kosovës ka konkurrencë dhe lojtarë të njohur”, ka thënë Dermaku.

Ai ka 15 paraqitje me ekipin U21 të Austrisë, ndërsa ka luajtur edhe për grupmoshat e tjera.

Altach ka vetëm nëntë pikë nga 14 ndeshje dhe mban vendin e fundit në tabelë. /Telegrafi/

Duka flet për mediat italiane, në fokus Asllani dhe Shpendi

Rud Van Nistelrooy merr drejtimin e skuadrës angleze