Verstappen nuk njeh limite, fiton me ‘lehtësi’ garën në Bahrain

Zyrtarisht sot ka filluar Formula 1, në Bahrein ku të gjitha skuadrat ishin përgatitur maksimalisht për të startuar kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me shumë ndryshime, por vendi i parë nuk ishte në dyshime që nga starti i garës e deri në përfundim të saj.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen e përfundoi garën aty ku e la sezonin e kaluar, në vendin e parë, shkruan OLLE.

Në dy vitet e fundit, Red Bull ka dominuar F1, ndërsa edhe këtë edicion pritet të jetë skuadra për tu mposhtur.

Atletico Madrid bën kurioz tifozët me këngën e Ledrit dhe Florit

Chelsea assesi nuk e gjen rrugën drejt fitores, ndalet në barazim nga Brentfordi