Verratti yll, por agjenti i tij e tepron

Marco Verratti është si një ‘Mona Lisa’ modern dhe se vera e tij është më e madhe se sa e Paul Pogbas, sipas agjentit të playmakerit të PSG- së.

Verratti iu pati bashkuar PSG-së nga Pescara në verën e vitit 2012 për 12 milionë euro.

Përfaqësuesi i 22-vjeçarit, Donato Di Campli, thotë se klienti i tij nuk ishte verësuar brenda atdheut të tij, duke zbuluar se ai është i habitur se pse Verratti nuk është edhe aq shumë i vlerësuar lartë sikurse që është ylli i Juventusit, Paul Pogba.

“Unë jam i mërzitur sepse në Itali kanë shumë eufori për lojtarët e huaj, por nuk kishin për Verrattin”, tha ai për ‘Sky Sport Italia’.

“Pas ‘Mona Lisas’, Franca po ashtu ‘vodhi’ Marcon, i cili është lojtari më i mirë italian në këtë moment. Ata thonë se Pogba ka një vlerë prej 100 milionë euro. Verratti është shumë më i vlefshëm se ai”, pohi agjenti.

Verratti ka qenë i lidhur me një rikthim të përsëritur në Serie A, por Di Campli thotë se një zhvillim i tillë është shumë vështirë. Ai shtoi se klienti i tij është shumë i lumtur në Paris.