Verratti: PSG nuk është Barcelonë

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti thotë se skuadra e tij nuk është ende në nivelin e Barcelonës, kundërshtati i tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka pranuar se skuadra e tij nuk është ende në nivelin e Barcelonës, kundërshtari i tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ende duhet të arrijmë në nivelin e Barcelonës dhe Real Madridit”, deklaroi reprezentuesi italian.

“Besoj se jemi ekip i mirë. Një grup që u krijua me një projekt të nisur tri vite më parë. Por, është e vështirë të arrihet niveli i Barcelonës e Real Madridit, edhe pse jemi duke shkuar në rrugën e drejtë”, shtoi ai.

“Me qetësi, dhe pa presion mund ta arrijmë atë nivel”, theksoi Verratti.