Verratti: Jam i lumtur te PSG-ja, qëndroj këtu

Marco Verratti iu është përgjigjur zërave që e transferonin atë herë në Milan e herë në disa skuadra tjera të Series A, duke konfirmuar që do të qëndrojë edhe më tej në Francë.

“Jam i lumtur për interesimin e skuadrave tjera, mirëpo unë jam shumë i lumtur në Paris dhe dua të qëndroj edhe më tej këtu. Unë jam pjesë e një projekti të madh që e ka PSG-ja dhe dua ta fitoj Ligën e Kampionëve me këtë klub”, deklaroi Verratti.

Ai ka qenë njëri ndër më meritorët për këtë edicion të suksesshëm të PSG-së. /Gazeta Olle