Verrati ka një mesazh për Chelsean

Të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, Chelsea do të takohet me Paris Saint-Germain, me të cilën ekip kishte barazuar 1:1, në ndeshjen e parë të zhvilluara. Mesfushori italian i parisienëve, Marco Verratti, ka thënë se ekipi i tij dëshiron të fitoj Ligën e Kampionëve, pavarësisht se do të përballen me një ekip të fort siç është Chelsea.

 

“Shpresojmë se do të arrijmë që dalngadal të fitojmë Ligën e Kampionëve. Përballja me Chelsean, do të jetë e vështirë, por unë besoj se do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv dhe në fund të kualifikohemi në raundin tjetër”, u shpreh Verratti.