Verona shokon Fiorentinën

Verona e ka shokuar Fiorentinën duke e mposhtur 1:0 në “Artemio Franchi”. Golin e vetëm për Veronën e shënoi marokeni Obbadi, në minutën e 90-të.

Paraprakisht,  Diamanti i vendësve e kishte humbur një penallti, gjë e cila iu hakmor violave në fund, të cilët mbeten tani prapa në luftën për kompeticionet evropiane.