Vërejtje për Kosovën, mungon palestra adekuate

Hendbolli është para një situate të palakmueshme. Federata e Hendbollit Evropian ia tërheq vërejtjen për palestrën e sportit, sepse duhet të kenë së paku 2500 ulëse për të zhvilluar një ndeshje ndërkombëtare.

Faktikisht ky është edhe një ‘tërmet’! “Kosova rrezikon zhvillimin e fazës së 2-të të kualifikimeve për EURO ne të dy konkurrencat. Shpresojmë që MKRS dhe strukturat tjera të ndihmojnë në rregullimin e palestrës rreth numrit të karrigeve (të bëhen minimum 2500 ulëse) dhe sidomos edhe ndriçimi katastrofik i cili është jashtë standardeve dhe lluksave të kërkuar nga EHF dhe IHF-i. FHK – ka marr manuelin zyrtarë nga EHF-i rreth organizimit të ndeshjeve të fazës së dytë të kualifikimeve për EURO ku janë këto dy kushte ndër të tjerat që duhet përmbushur.

Dihet se hendbolli është i vetmi sport kolektiv i cili ka arritur qe ta kalon fazën e parë të kualifikimeve për EURO. Ndeshjet e radhës së kualifikimeve të fazës së dytë në konkurrencën e femrave zhvillohen në fillim të tetorit në Prishtinë kundër Holandës dhe në konkurrencën e meshkujve ne muajin janar, prandaj urgjentisht duhet rregulluar ndriçimi dhe atë me sistem të ri (me leda), por edhe temperatura duhet te jetë minimum 18 gradë. Shpresojmë që institucionet shtetërore te ndërmarrin hapat e duhur dhe te ndërhynë me urgjencë ne te kundërtën do te sjellin kokëçarje se ku do ti zhvillojnë ndeshjet kombëtaret dhe sanksionime nga EHF-i”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.