Vërbani i artë në turneun e Taekwondos në Bullgari

Klubi i Taekwondo-s ë “Shqiponjat” nga Kaçaniku më 21 dhe 22 mars mori pjesë në turneun Ndërkombëtar në Taekwondo në Diciplinën “Kyorugi” “2nd SOFIA OPEN 2015” të organizuar nga Federata bullgare e Taekwondo-së bashkë me klubin e Taekwondo-së “Ramus” nga Sofja.

“Shqiponjat” kanë pasur tre garues në Sofje, prej të cilëve Omer Vërbani, fitoi medaljen e artë. Dy fitore ai i korri me nokaut teknik, njofton klubi në një komunikatë për media.

Në ndeshjen e parë Omer Vërbani fitoi ndaj kundërshtarit nga Moldavia me rezultat 11:1, ndërsa në ndeshjen e dytë fitoi bindshëm ndaj kundërshtarit grek me rezultat 15:2 (nokaut teknik), kurse në finale prapë është përballur me kundërshtarin grek, duke e mposhtur definitivsht me epërsi shumë të lartë 29:11 (nokaut teknik).

Në këtë Tournament të nivelit tepër të lartë organizativ, përveç garuesve Kaçanikas nga Kosova, morën pjesë afro 1.100 garues nga 19 shtete të ndryshme si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bulgaria, Turqia, Greqia, Qipro, Hungaria, Serbia, Kroacia, Moldavia, Korea Jugore, Rusia, Rumania, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Austria dhe Tajlanda./Koha.net