Veprimet skandaloze të tifozëve grekë ndaj atyre të Kosovës, vjen dënimi nga UEFA

UEFA e ka dënuar Federatën e Greqisë për ngjarjet skandaloze në ndeshjen ndaj Kosovës.

UEFA ka listuar pesë arsye për dënimet që i ka shqiptar federatës greke, shkruan Gazeta Olle.

Tifozët vendas sulmuan me gjësende të ndryshme “Dardanët”, kishte provokime të mëdha, vendosje laseri si dhe futje të tifozëve në fushë.

Ndonëse është pritur një dënim shumë më i madh, UEFA e dënoi Greqinë me një shumë prej 31.750 euro.

Vendim:
 Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve
– Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre
– Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve
– Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje të tifozëve në fushë të lojës

/Gazeta Olle/ 

UEFA dënon rëndë Serbinë

Zyrtare: Christian Eriksen, lojtar i ri i Manchester Unitedit