‘Veprat e kryesisë së klubit flasin vet’

Tifozeria prishtinase Plisat, pritet të jenë ndihmesë e madhe e Sigal Prishtinës në ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike, të martën ndaj Rilski Sportis. Kryetari i Pliasve Albert Kastrati, kishte një mesazh për të gjithë ata të cilët dyshuan në kryesin e Sigal Prishtinës.

“Të gjithë ata të cilët dyshuan para disa viteve në kryesinë e Sigal Prishtinës, të shohin tani se çfarë pune është bërë nga klubi”, u shpreh Kastrati.

Ndryshe Kastrati tha se atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në këtë ndeshje duke pritur në fitoren të klubit.

“Atmosfera do të jetë e zjarrtë në këtë takim do të ketë shumë befasi besojmë fuqimisht se klubi ynë do të arrijë fitore në këtë përballje”, deklaroi Kastrati. (GazetaOlle.com)