Vendoset për të ardhmen e Andrea Pirlos në Juventus

Juventusi u mposht me rezultat të thellë nga Milani (0-3) në ndeshjen direkte për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve. 

Klubi nga Torino mbetet jashtë objektive të këtij sezoni, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, Juventusi thuhet se ka konfirmuar që Andrea Pirlo do të vazhdojë të drejtojë klubin.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e trajnerit italian.

SportItalia raporton se trajneri do të jetë në gjendje të drejtoj klubin deri në fund të edicionit, pasi klubi ka një orar të ngjeshur në vazhdim.

Juventusi përballet me Sassuolon në Mapei Stadium tashmë të mërkurën dhe pastaj udhëton te Interit vetëm tri ditë më vonë.

Pastaj “Biankoneri” do të luajë në finalen e Kupës së Italisë përballë Atalantës dhe e mbyllë edicinin kundër Bolognës.

Juventusi aktualisht është në vendin e pestë, pozitë kjo që e lë jashtë Champions Leagues.

Kishte raportime gjatë ditës së hënë se Pirlo do të shkarkohet në fundjavë nga posti i trajnerit, megjithatë ato tashmë kanë rënë poshtë.