Vendoset për Immobilen

Ciro Immobile nuk do të rikthehet në Serie A. Kështu ka thënë menaxheri i futbollistit italian, Marco Sommella.

Ditëve të fundit është përfolur se ish anëtari i Torinos po kërkohet nga Napoli, Fiorentina dhe Milani. Por, Somella ka konfirmuar se Immobile do të mbetet në Borussia Dortmund.

“Nuk asgjë ka të vërtetë nga thashethemet që sugjerojnë rikthimin e Ciros në Serie A”, ka deklaruar Sommella për Radio Kiss Kiss.

“Afati kalimtar i verës është ende larg. Krejt çfarë mund të themë është se Ciro duhet të kaloj disa pengesa që ka në Dortmund”, k theksuar ai.

Sommella ka thënë se është mëkat që reprezentuesi i Italisë ka ardhur te Dortmund në sezonin më të keq në histori të ekipit gjerman.