Vendos Mexhidja, asnjë transfer zyrtar te femrat

Lojtarja kryesore e ekipit te futbollit te femrave, Kaçanikasja, Mexhide Gavazi tashmë ka kaluar tek 13 Qershori i Suharekës.

Kjo është lojtarja e tretë qe ka transferuar ekipi i 13 Qershorit. Më herët ky ekip siguroi shërbimet e mesfushoreve, Florentina Avdyli e Kosovare Rashiti.

Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i 13 Qershorit, Granit Koci. “Vendosëm që ta transferojmë Mexhide Gavazajn nga skuadra e Kaçanikut. Mendojmë që kjo lojtare do të shtojë edhe më shumë cilësitë e ekipit dhe se bashku me pjesën tjetër të skuadrës do ta qojnë ekipin e 13 Qershorit drejt sukseseve te reja”, theksoi Koci për Gazetën ‘Olle’.

Flet edhe vet Mexhidja e cila zbuloi synimet me ekipin e ri. “Vendosa të bëhem pjesë e ekipit te 13 Qershorit, pasi kjo skuadër është mjaft e organizuar dhe është pretendente për titullin e kampionit. Shpresoj që së bashku me bashkëlojtaret do të arrijmë që t’i realizojmë synimet e ekipit”, potencoi Gavazaj. Ajo është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe, në elitën e futbollit të femrave, përpos 13 Qershorit deri më tash nuk është realizuar asnjë transfer zyrtar nga klubet e tjera.