Vendos Kastrioti

Përkundër paralajmërimeve, KB Kastrioti, do të mbetet në ETC Superligë gjerë në fund të edicionit.
Klubi ferizajas ka njoftuar se nuk do të tërhiqet nga garat, përkundër pakënaqësi të mëdha që kanë me gjyqtarët.
“KB Kastrioti ishte dhe do te jete pjese e ETC SuperLiges se Kosovës në Basketboll.
Edhe pse te neglizhuar nga referet, ne e vazhdojme luften per hire te proceseve, per hire te rinise ferizajase dhe për hire te Basketbollit e asesi per matematika te ndyra te nje grupi te caktuar te referëve. Artan Gashi, dëshira nuk t’u plotësuar, ne ishim, jemi edhe do te jeni gjithmonë pjese e elitës së Kosovës ne basketboll. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ne do të vazhdojmë”, thuhet në njoftimin e klubit.