Vendos Ferizaj: Udhëton në Gjakovë

Futbollistët e Ferizajt kanë vendosur për të udhëtuar drejt Gjakovës nesër për tu ballafaquar me Vëllaznimin, ani pse ditë më parë kishin thënë që pa u dalë pagat, nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook, duke theksuar që lojtarët e kanë marrë këtë vendim duke e respektuar fanellën dhe qytetin e Ferizajt. Vëllaznimi-Ferizaj fillon në ora 14:00.