Vendimi i mbrëmjes: Roma pajtohet me largimin e yllit të madh (FOTO)

Liverpooli është pranë arritjes së marrëveshjes me Romën për anësorin Mohamed Salah.

Në Angli raportohet se skuadra nga kryeqyteti italian është pajtuar të pranojë ofertën prej 35 milionë funte të Liverpoolit për reprezentuesin e Egjiptit.

Salah, që javën e kaluar mbushi 25 vite, ka shënuar 19 gola për Romën edicionin e kaluar.

Ai ishte gati të transferohej në Liverpool edhe në janarin e vitit 2014 nga Basel, por në momentet e fundit kartonin e tij e kishte siguruar Chelsea.

salah

Pos Salah, Liverpooli është në garë edhe për Paul Scholesin e ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Portos, Ruben Neves.

Ai me lojën e tij i ngjason ish mesfushorit të Manchester United, Paul Scholes.

Mediet në Angli raportojnë se skuadra e Jurgen Klopp është në avantazh ndaj Chelseat, për mesfushorin 20 vjeçar.