Vendimet e mbledhjes së 33-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 33-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Më poshtë gjeni vendimet:

  • U diskutua për Asamblenë e Punës 2023, e cila do të mbahet më 27 mars 2024 në Hotel Emerald në Prishtinë. U konstatua se të gjitha përgatitjet për Asamble po shkojnë sipas dinamikës së paraparë, si dhe u aprovua rendi final i Asamblesë.
  • U vendos të mbështetet me 6 mijë euro Kombëtarja U-18 e hendbollit (vajzat), pas kualifikimit në Kampionatin Botëror të hendbollit për grupmoshën U-18.
  • Dy skitaret Engji Sefaj dhe Arba Pupovci u përfshinë në listën e bursave për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
  • U vendos të mbështetet me 1 mijë euro skitari Klos Vokshi, për rehabilitimin e tij, pas lëndimit të pësuar në Lojërat Olimpike për të Rinj Gangwon 2024.

FSHF do të organizojë për të dytin vit radhazi seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në SHBA dhe Kanada

Nëntë vite nga pranimi i Kosovës në FIBA