Vendimet e Agim Ademit për Pavarësinë e plotë të FFK-së

(Shkruan Alban Lumi, gazetar i sportit)

I pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me vendimet e fundit të Federatës së Futbollit të Kosovës, si kurrë më parë duket më e pavarur në vendimet e veta. Janë një mori shkaqesh, që më shtyen të fitoi një përshtypje të tillë, veçmas vendimet e fundit të KE të FFK-së, i cili ndër të tjera mori vendim, që të fillojë ndryshimet rrënjësore edhe në kategoritë tjera të Kombëtares. Më parë sikur na shkonte mendja se aktivizimi i zyrtarëve institucional të Republikës së Kosovës, në detyra profesionale ndoshta ishte bërë nga ndikimi anash!!!Pa dashur të hy në profesionalizimin në krye të Kombëtares së femrave, vetë aktivizimi i një trajnere për një kohë të gjatë, kërkon freski dhe të fillojë edhe përgjegjësia më e theksuar e punës, e vetë edhe e rezultateve. Me këtë vendim Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, pas ndryshimeve në kombëtaren A, vetëm sa dëshmoi se kërkesat për sukses do të kërkohen me ngulm edhe në ekipet zingjir dhe vetë në kombëtaren për femra. Ndyshimi pritet të jetë i patjetërsueshëm për faktin se përpos përzgjedhëses po kërkon, që i riu të vjen me komplet stafin e vet! Agim Ademi këto veprime i ndërmori edhe pse është vit zgjedhor për atë, duke marrë përsipër edhe rriskun se ndjonjëri bashkëpunëtor i deridjeshëm mund të kërkojë hakmarrjen ndaj tij. Kundërpërgjigjen e mori menjëherë nga vetë përzgjedhësja e deridjeshme, të cilës për hirë të së vërtetës i kishte skaduar kontrata për të mos u vlerësuar si shkarkim! Përzgjedhësja u ankua shumë në punën e Kryetarit, të cilin deri vonë e kishte njohur dhe pranuar të punojë edhe pse ai ishte në krye të Futbollit të Kosovës, por deklaratat e fundit e sajë thonë se Kryetari i Mirë, tani është Kryetari i Keq! Veç një shqetësim mbetët, nëse vërtetë kishte aq shumë vërejtje ndaj të parit të futbollit tonë, pse nuk u reagua më parë por vetëm tani kur u kuptua se detyra e përzgjëdhëses në të ardhmën do t’i takoi dikuj tjetër! Ademi duhet të jetë në krye të futbollit edhe për një mandat për shumë arsye, apo ndoshta pse e bëri Instalimin e licenses A në Kosovë; Qendrën Nacionale në periferi të kryeqytetit, i cili do të jetë në dispozicion për të gjitha ekipet e kombëtares sonë; Transmetimet televizive edhe për ndeshjet e Kategorisë së Dytë, pasi për ato të Superligës jemi koshient të transmetimeve profesionale, që disa vite; Instalimi rekord i sistemit Var, i cili i ka lënë pa fjalë edhe vendet e rajonit; Me qindra terene të futbollit në kuadër të zhvillimit të futbollit; Heqja dorë nga paga dhe transparenca financiare, sikur e “blindojnë” Agim Ademin së paku edhe për katër vite në krye te FFK-së, sikurse edhe raportet shumë të mira me Kryetarin e UEFA-së, i cili pritet së shpejti ta vizitoi Prishtinën!

Hyri në historinë e sportit tonë, Kiana Kryeziu: Të garoja në të njëjtin shteg me idhujt e mi, ishte diçka e mrekullueshme

Kjo është shqiptarja e vetme që ndiqet nga Cristiano Ronaldo në Instagram