VENDIM: Rikthehet Superliga B dhe kategoria U-18

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 24 Qershor ka vendosur që garat e Superligës B të rifillojn me 8/9 Korrik 2020, përcjellë Gazeta OIlle.

“Vendimi është marrë edhe për kategorinë U18 në të dy konkurencat, që të vazhdohet me gara, mirëpo nëse ekipet për shkak të situatës nuk paraqiten në gara, nuk do të ketë ndëshkime.

Afati i paraqitjes së ekipeve në garat U18 është deri me 30 Korrik.

Pasi që ekipet paraqiten në garë dhe në rast të tërheqjes së njëanshme nga garat do të merren masa konform rregulloreve në fuqi.

Bordi gjithashtu ka refuzuar edhe ankesën e KV M Technologie, për Palestrën e KV Skenderajt”, thuhet në njoftimin zyrtar të FVK-së./Gazeta OLLE