‘Vendi i parë nuk është i pamundur’

Sigal Prishtina është duke kaluar në formë të shkëlqyer në Ligën Ballkanike, dhe në dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka arritur dy fitore. Një ndër lojtarët kryesor te kryeqytetasit Dardan Berisha, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, ka thënë se ekipi është duke kaluar në formë të shkëlqyer.

“Jemi në formën më të mirë të mundshme dhe besoj fuqishmish se këtë formë të cilën jemi duke kaluar do ta rrisim edhe më shumë në ndeshjet në vijim. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë me kësi lloj paraqitje”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera ai thotë se pret që ndeshjen e radhës të mërkurën ndaj Sutjeskas të arrijnë fitoren e radhës.

“Besojmë fuqimisht se edhe në ndeshjen e radhës do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. E dimë që nuk e kemi nisur në mënyrën më të mirë në Ligën Ballkanike, por deri më tani gjithçka ka shkuar siç është më së miri”, u shpreh Berisha, për ‘Gazetën Olle’.

Basketbollisti i kryeqytetasve ka folur edhe për synimet me klubin duke shpresuar se do të arrijnë të kapin pozitën e parë.
“Është e vështirë të shkojmë direkt nga pozita e parë por asgjë nuk është e pamundur nuk jemi duke menduar për atë pasi jemi duke kërkuar që të marrim fitore vetëm ndeshje pas ndeshje e pse jo në fund të arrijmë të dalim të parët në grup”, potencoi ai.
Prishtina momentalisht renditet në pozitën e dytë në BIBL, në grupin D, me 6 pikë të tubuara një më pak se Kozhuvi, që mbanë pozitën e parë.