Vendi i tretë dhe 18 pikë mund të mos mjaftojnë, FSHF nuk mendon të vazhdojë me Edy Rejan

Shqipëria ka mbyllur këtë fushatë kualifikuese në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë ku grumbulloi 18 pikë në total, si asnjëherë më parë.

Skuadra u rinovua me emra të rinj, por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar që presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, të bindet plotësisht për t’i ofruar mundësinë e drejtimit të skuadrës trajnerit italian Edi Reja për edicionin tjetër, atë të Evropianit 2024.

Gjatë këtyre ditëve, burime të gazetës “Panorama Sport” pranë FSHF-së, bëjnë me dije që gjasat janë që ai të mos vazhdojë më në krye të Shqipërisë.

Reja's contract with FSHF will continue, Duke was convinced of success in  the League of Nations - Sport

Megjithatë, ky edicion sapo është mbyllur dhe kreu i federatës i ka lënë pak kohë vetes për të marrë një vendim, por me shumë mundësi ky bashkëpunim nuk do të vazhdojë më dhe rinovimi është shumë larg.

Po të dëgjojmë edhe një herë fjalët e Rejës në konferencën e fundit për shtyp, trajneri i kujtoi presidentit të FSHF-së publikisht se kontratën e ka deri vitin tjetër.

Shqipëria ka përpara kompeticionin e “Nations League”, ku në 16 dhjetor do të mësojë kundërshtarët e grupit, ndërsa në qershorin e 2022-shit do të luajë ndeshjet e para.

Aktualisht, Edi Reja është 76 vjeç dhe ka statusin e trajnerit më të vjetër që drejton një ekip kombëtar.

FC Prishtina merr jehonë në Bosnje, shkak ardhja e trajnerit Ibrakoviq

Enis Bardhi në formacionin më të mirë të eliminatoreve