Janë mbyllur tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar, me fitore të vendasve.
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.
Fitore shumë e rëndësishme për kampionët në fuqi, pasi nuk kishin fituar në gjashtë ndeshjet e fundit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, pasi Meriton korenica shënoi gol të bukur për 1-0 në minutën e 19-të.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin me sulmuesin e tyre kryesor, Albion Rrahmanin që gjeti rrjetën në minutën e 61-të për 2-0.
Prishtina ka arritur të mposht Trepçën ’89 me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve, pasi që Ardian Muja shënoi gol të bukur për 1-0.
Por me të filluar pjesa e dytën, lojtari më i disponuar për lojë, Albin Prapashtica, pasi disa tentimeve gjeti golin në minutën e 53-të për 1-1.
Vetëm katër minuta më pas Prishtina mori epërsinë, kur Bujar Pllana kërceu lartë dhe shënoi me kokë për 2-1.
Në minutën e 66-të Prishtina shënoi për 3-1, kur sërish Pllana gjeti rrjetën pas një tollovie në zonë.
Krejt në fund kishte kohë edhe për festën e Shefit Shefitit që shënoi për 4-1.
Prishtina më këtë fitore mbetet në pozitën e katërt me 38 pikë, dy më pak se Gjilani që është i treti.
Llapi ka fituar me vështirësi ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Tahir Batatinës ka vazhduar serinë pozitive duke marrë fitoren e dytë nga tri ndeshje, teksa ka edhe një barazim në udhëtim.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por pa shumë raste për gol dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, mysafirët patën më shumë raste dhe ishin më kërkues, por vetëm vendasit gjeten golin.
Goli i vetëm dhe i fitores për Llapin erdhi në minutën e 79-të me anë të mesfushorit Francsico Rivera, i cili shënoi për 1-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.